Me diell apo shi? Rritja e temperaturave, do të ‘befasoheni’ nga ajo që pritet të ndodhë në fundjavë

97

Ditën e sotme temperaturat arritën të regjistronin vlerën më të lartë në Elbasan prej 25⁰C.
Kjo ditë e vërtetë pranverore që përfshiu vendin do të pasohet ditën e nesërme pasdite nga ardhja e masave të paqëndrueshme, parashikon Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

 

Qielli i kthjellët i mëngjesit të së shtunës do të pasohet nga vranësirat graduale. Në orët e pasdites e të mbrëmjes në pjesën veriore do të nisin reshjet e shiut.

 

Dita e diel kryesisht do të jetë e vranët me reshje shiu në pjesën veriore e atë qendrore.