Lorik Cana tregon situatën e vështirë live nga Italia: Jemi izoluar familjarisht

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana në një komunikim nga Italia për emisionin “Shqipëria live”, tregoi situatën e vështirë atje. Loriku tregoi se ai dhe familja e tij janë vetëizoluar në shtëpi dhe po evitojnë sa më shumë daljet. Ish-kapiteni tregoi se kishte bërë plan të vinte sot në Shqipëri, por e kishte anuluar udhëtimin.

 

Ai u shfaq në video me djalin, Bojken i cili është hera e parë që shfaqet në ekran.

 

“Jam me familjen time në shtëpi në Romë. Po mundohemi si te gjithe qytetarët të marrim situatën në dorë sepse përgjegjësia eshte mbi çdo individ. Duhet te rrime maksimalisht ne shtepi dhe te evitojme sa me shume kontaktet me njerezit.

 

Jemi te veteizoluar, edhe pse Roma nuk eshte ne te njejten situate si pjesa e veriut. Nje gje eshte e sigurt, qe virusi do perhapet edhe ne pjese te tjera te Italise sepse jane identifikuar dhe po merren masa qe te jene te pergatitur. Shembullin e Italise duhet ta ndjek edhe Shqiperia. Lombardia eshte vendi me i pergatitur dhe i zhvilluar i Italise dhe ata ndodhen ne situate emergjente. Keshtu qe duhet te marrim masa dhe secili te kete ndergjegjen e duhur.

 

Te rrime ne shtepi sepse kjo eshte e vetmja menyre per ta ndaluar. Keto dy, tre jave do mundohemi te rrime sa me shume ne shtepi, te dalim vetem per te bere shpenzime qe na duhen per te jetuar. Te evitojme ambientet e mbyllura, transportet publike, kafenete”, u shpreh Loriku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...