10 ushqimet që nuk duhen vendosur në frigorifer

Mania për t’i mbajtur ushqimet e freskëta, sidomos tani në periudhën më të nxehtë të vitit bën që shpesh herë të gabojmë duke vendosurr çdo gjë në frigorifer.

Jo të gjitha ushqimet vendosen në frigorifer, dhe kjo dihet nga të gjithë. Por ajo që nuk dini është se përse disa ushqime nuk vendosen në frigorifer. Në po ju japin 10 prej tyre së bashku me arsyet përkatëse.

1. Domatet. Vendosja e tyre në frigorifer bën që ato të humbasin aromën.

2. Borziloku. Ai ka veti që të përthithë aromat e ushqimeve të tjera, dhe vendosja e tij në frigorifer do të bënte që të humbiste aromën.

3. Patatet. Këto përmbajnë amidon dhe ky i fundit kthehet në sheqer duke bërë që patatet të zbuten nëse vendosen në temperatura të ftohta.

4. Qepët. Këto mund të myken nëse i vendosim në frigorifer. Mirë është që t’i mbajmë në temperaturë ambienti.

5. Avokado. Nëse doni që ky frut të mos zbutet atëherë mos e vendosni në frigorifer.

6. Hudhrat. Arsyeja përse hudhrat nuk vendosen në ambient të ftohtë është sepse ato lëshojnë disa sytha.

7. Vaji i ullirit. Për të ruajtur vlerat e tij ushqyese, vaji i ullirit duhet të ruhet në vend të errët por jo të freskët pasi ngurtësohet.

8. Kafja duhet ruajtur në temperaturë ambienti pasi në të kundërt humbet aromën.

9. Mjalti. Nëse mjalti do të vendosej në frigorifer ai do të kristalizohej.

10. Buka është ushqimi i fundit që nuk duhet të mbahet në vend të freskët pasi thahet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...