“Po nxit panik”, grupi parlamentar i PS kallëzon penalisht Sali Berishën

276

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur të kallëzojë penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha pasi sipas tyre ai ka nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.

“Ne konstatojne me shqetesim disa veprime keqdashese te disa personave politikë që synojnë të perhapin panik, mosbesim tek stafet mjekesore dhe demoralizim.

Per kete qellim bazuar ne Nenin 267 te Kodit Penal ne Republiken e Shqiperise kemi vendosur te kallzojme penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.

Gjithashtu i bëjme thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik.

Kallzimi i plote penal do te depozitohet neser ne mengjez ne Prokurorine e Tiranes”, shkruhet në njoftimin e grupit të PS. /Opinion.al