Monedha e vetme që e ka figurën e një gruaje shqiptare

E vetmja ndër monedhat dhe kartëmonedhat shqiptare, me kurs ligjor, e cila përfaqësohet me një grua, është monedha me prerje 100 Lekë.

 

Në pjesën e pasme të saj paraqitet Mbretëresha ilire Teuta, shoqëruar me mbishkrimin “Republika e Shqipërisë” dhe vitin e shtypit të monedhës, 2000.

 

Pas vdekjes së parakohshme të të shoqit, Agronit, Teuta trashëgoi fronin mbretëror, duke u vendosur në krye të shtetit dhe ushtrisë ilire gjatë viteve 230-228 p.e.s. Edhe pse qëndresa e saj në krye të shtetit zgjati më pak se tre vjet, Teuta zhvilloi një veprimtari energjike. Ajo përballoi rivalitetet e brendshme, ruajti aleancën me Maqedoninë dhe rriti fuqinë politike të mbretërisë.

 

Fitoret e saj ngjallën zemërim të madh tek Perandoria Romake, e cila bashkë me tradhtitë e brendshme ndaj Teutës, çoi në dështimin e planit të saj për të pushtuar Dyrrahun, Apoloninë dhe Korkyrën.

 

Në duart e romakëve nga njëra anë dhe me një fuqi të dobët ushtarake nga ana tjetër, Teuta u mbyll në qytetin e fortifikuar të Rozonit (Risani i sotëm) në gjirin e Kotorit. Në pranverë të vitit 228 p.e.r, përfaqësuesit e saj përfunduan me senatin romak një paqe me kushte shumë të rënda për Ilirët dhe shumë shpejt Iliria u kthye në një provincë romake.

 

Pas kësaj ngjarjeje Teuta nuk përmendet më. Në krye të mbretërisë ilire u vu si regjent Demetër Fari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...