Irini Qirjako i ndodh e papritura dhe shtanget live në emision

214

E ftuar në E Diell, e bija e këngëtares Irini Qirjako, përmes një video mesazhi, njoftoi të ëmën se do të shkonte për dy vjet në Amerikë, për një punë që i ishte njoftuar.

E tronditur, këngëtarja tha se kjo ishte një deklaratë bombë për të, pasi nuk dinte asgjë për këtë temë.

“Unë nuk di asgjë për këtë, por më ra si bombë. Megjithëse nuk e besoj shumë se ju gazetarët çfarë nuk kurdisni. Ajo të shkojë ku të dojë, por besoj që do të ma kishte thënë”, u shpreh Qirjako.

Por vetëm pas disa minutash, fatmirësisht gazetarët nuk e zgjatën shumë lojën, i thanë se kjo është vetëm një shaka. Vetëm në këtë moment këngëtares iu rikthye buzëqeshja.