Tjeter “perle” e Kostaq Papes: Bej pjese tek njerezit me e kulturuar te ketij vendi

203

Kostaq Papa është deputet i Kuvendit të Shqipërisë në radhët e opozitës së re dhe kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar.

 

Dje ai ka bërë një deklaratë të çuditshme në Kuvend ku tha se kur ai kishte folkë kaçurrela dhe para, femrat pinin më shumë uiski sesa ujë.

 

Por si duket s’mbaron me kaq. Në një aktivitet të zhvilluar kohë më parë, ai e quan veten një nga njerëzit më të kultuaruar të vendit.

 

Pjesë të zbardhura nga fjalimi i Pepës:

Kjo që kërkojmë ne është Shqipëria e Bashkuar, është shqiptaria. Edhe Lëvizja Krahët e Shqipes, duhet konsideruar si një lëvizje. Sepse në kuadër të lëvizjes së diasporës dhe të shqiptarëve kudo qoftë në trojet etnike, qoftë në emigracion nga jashtë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, janë në lëvizje të njëanshme ose të pjesshme.

 

Të gjitha bashkë përbëjnë lëvizjen e diasporës apo të trojeve të tjera etnike, pra të lëvizjeve shqiptare. Të ulemi pak me këmbë në tokë. Lëvizja Krahët e Shqipes apo çdo lëvizje tjetër të ulet me këmbë në tokë. Nuk janë lëvizja shqiptare sepse lëvizja shqiptare është tërësia e lëvizjes së tërë shqiptarëve në Shqipërinë londineze, në Kosovë,

 

në Iliri, në Preshevë, në Sanxhak, në Malësinë e Malit të Zi, në Çamëri, në Kosovën lindore. Nuk dua të ndalem sepse për të folur për punën e shqiptarizmit, secili nga ne jo vetëm unë që ndoshta bëj pjesë tek njerëzit më të kulturuar të këtij vendi, të gjithë ne mund të flasin me orë apo ditë të tëra.

Lexo edhe:   7 gjëegjëza që me gjasë si dini