“Tall menderen”, Berisha publikon videon e Ramës për rrogën minimale, çfarë premtonte kryeministri në vitin 2016 dhe çfarë thotë sot

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shihet se si kryeministri Edi Rama premton rritjen e rrogës minimale, me vlera të ndryshme, në vite të ndryshme. Në video shihet kryeministri Rama që në vitin 2016, në muajin nëntor shprehet se paga më e ulët ka shkuar në 375 mijë lekë të vjetra.

 

“Ne kemi një pagë të ulët. Pagën më të ulët në shtet sot e çojmë në 357 mijë lekë të vjetra,”- dëgjohet të thotë Rama.

 

Ndërsa në pjesën tjetër të videos, e filmuar në muajin shkurt të këtij viti, Rama thotë se paga minimale do të jetë 300 mijë lekë të vjetra. “Këtë pranverë do të lançojmë planin ekonomik dhe po ju them se që nga janari 2021 paga minimale do të jetë 300 mijë lekë,”- shprehet Rama.

 

“Dëgjojeni si tall menderen me shqiptarët! Gjykojeni vetë ju që e votuat! Sb,”- shkruan Berisha krahas videos, ku kryeministri Rama jep dy versione të ndryshme për rritjen e pagës minimale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...