Kur Engjujt nuk dinë çfarë të bëjnë me njerëzit – Tregim shumë domethënës

Nj enjgëII e shikon engjëIlin tjetër dhe e pyeti:

 

– Më thuaj çfarë të shqetëson?

– Njeriu që ruaj unë… Ai është gjallë. Ka makinë. Para. Shkon në punë. Por ai nuk është kurrë i lumtur. Gjithmonë është duke kërkuar dhe shpresuar për diçka.

 

– Për çfarë?

– E vështirë të thuash. I kam shfaqur ëndërra të lumtura dy herë, por ai nuk i sheh ato. Gjithmonë ankohet se është i lodhur nga puna. Edhe kur nuk është në punë, i nuk di se çfarë të bëjë.

 

– Dhe si kalon kur është në punë?

– Si të gjithë. Shefi, kotësi, pi cigare, intriga, lodhje, pakënaqësi…

– A është shefi i tij i rreptë?

 

– Epo, shef si shef. Sështë i keq. Por nuk e di pse ai ka frikë prej tij…

– A e ndihmove atë ta ketë më lehtë?

– Po, si jo. Shum herë sot. Në rrugën për në zyrë. Unë tunda krahët mbi kokë. Ia largova retë nga koka. I pëshpërita në vesh për të vërejtur diellin. I këndova këngën e tij të preferuar. I gjeti 50 euro para zyrës. Por asgjë nuk ndihmoi, prapë është mërzitur.

 

– A e ndihmove të takojë një femër të bukur që i përshtatet atij?

– Po, Sot e rregullova të piqen njëri-tjetri në stacionin e trenit. Gati u puthën nga ndeshja trup më trup!

– Dhe si shkoi?

 

– Epo, aspak mire. As se vë re atë. Një “më fal” dhe u kthye përsëri në shtëpi para TV-së dhe në mendimet e zeza.

– Epo, ia prishe televizorin?

– Sigurisht. Por ai bleu një të ri.

– A i fike Internetin?

– Pesë ditë rresht i shkaktova probleme. Në fillim u zemërua shumë, por më pas filloi të qëndrojë në punë. Deri vonë natën.

 

– Çfarë bënte gjatë fundjavave?

– Fle deri në drekë. Pastaj pastron. Natën ose televizionin shikon, ose me miqtë, biseda të pakuptimta, birrë, kafe. Kthehet në mesnatë. Në mëngjes zgjohet me një dhimbje koke. Pastaj ndez TV ose kompjuterin.

 

– Po ajo?

– Ajo jeton shumë afër. Në të njëjtën hyrje. Shkojnë në të njëjtin supermarket në të njëjtën kohë, blejnë të njëjtat gjëra.

 

– A i ke takuar rregullisht?

– Po, natyrisht. Ata u takuan “rastësisht” në qendër, si dhe në një kafene në park – dy herë në ditë !!!

– A i ke kontrolluar mir linjat e tyre të fatit? Ndoshta nuk janë krijuar për njëri-tjetrin në këtë jetë?

– Po, ato janë të përputhshëm! I kam provuar të gjitha, por prapë asgjë. Nuk mund të bëj më shumë! Kjo është një detyrë e pakapshme!

 

– Mos u dëshpëro! Sill librin e fatit të tyre të shohim se çfarë të bëjmë.

EngjëIIi i sjell libin engjëIIit:

– Këtu është zgjidhja!

– Lexoni faqen e dyte! Shiko çfarë shkruan: gripi me temperaturë të lartë, të vjella, kafshim ose thyerje. Fatkeqësi, krizë financiare apo një zjarr në shtëpi. Zgjidh njërën nga këto!

 

– Në emër të dashurisë lejohen të gjitha masat e jashtëzakonshme. Kur është kaq kokëfortë dhe nuk i sheh të gjithë të mirat që Zoti ka shkruar për të, duhet të dalësh në faqen e dytë.

– Ashtu dhe bëri! I futi një zjarr në shtëpi! Burri kur pa zjarrin, gjënë e parë që bëri shkoi te gruaja që engjujt kishin zgjedhur për të për të kërkuar ndihmë. Aty dhe folën për herë të parë.

 

EngjëIIi i shikonte nga lartë dhe tha:

– Pse njerëzit nuk i përdorin mundësitë dhe fatin që Zoti u jep atyre, por shpesh i shfrytëzojnë mundësite më të vështira dhe të dhimbshme për ta!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...