Era Istrefi shtatzënë? Fotot e këngëtares me barkun e rrumbullakosur “çmendin” rrjetin, shqiptarja u largua nga Instagrami pasi mori vesh për fëmijën

Këngëtarja shqiptare e cila ka korrur një sukses ndërkombëtar mund të jetë në pritje të fëmijës së parë. Faqja e Instagramit “Vipat e Bllokut”, ka publikuar dy foto ku ajo që bie shumë në sy është barku i rrumbullakosur i Era Istrefit.

 

E veshur me ngjyra të errëta dhe me xhup të fryrë, këngëtarja nuk arrin dot të fshehë barkun e rrumbullakosur dhe kilet që ka marrë gjatë kësaj kohe. Edhe fytyra e Erës duket më e fryrë se ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht.

 

Këngëtarja Era Istrefi është shkëputur prej disa kohësh nga profili i saj në rrjetet sociale duke mos qenë aktive. Ishin pikërisht ndjekësit e yllit shqiptar që dhanë alarmin, teksa komentonin në fotot e vjetra të Erës dhe i bënin thirrje këngëtares që të postonte diçka.

 

Nora istrefi, motra e Erës, publikoi një video në Instastory ku të dyja shiheshin teksa konsumonin koktejl në ambientet e një klubi nate, por pa sqaruar asgjë për mungesën e këngëtares në rrjetet sociale.Fotot e publikuara nga faqja “Vipat e Bllokut”, tregojnë se me siguri ylli shqiptar ka vendosur të shkëputet pasi ka marrë vesh se është në pritje të fëmijës së saj të parë, por vetë Era nuk ka dhënë asnjë sqarim.

 

Fotoja e fundit e publikuar nga Istrefi në Instagram, daton më 14 dhjetor dhe barku i saj duket mjaft i sheshtë. Kjo na bën të aludojmë se bukuroshja mund të jetë afro katër muajshe në pritje të ëmbël.

 

 

 

 

TE TJERA

spot_img