Basha viziton shkollën e mbyllur në Dajç të Shkodrës…

Ne vijm te turit #potëdëgjoj, Kryetari i PD-se, Lulzim Basha eshte ndalur sot në Dajç të Shkodrës, ne nje takim me fëmijët dhe prindërit ne shkollën e mbyllur “Shtjefën Maçi”.

 

Gjate bashkebisedimit me Bashen, prinderit tregojnë se fëmijët janë zhvendosur larg, në Dajç të Ri ose në Shkodër për të ndjekur mësimet.Nderkohe qe vete fëmijët i thanë Bashës se udhëtojnë çdo ditë me furgon në orën 6.30 për të shkuar në shkollë në Shkodër dhe kthehen pas orës 14.00, nje ritual ky shume i mundishem per ta.

 

Kujtojme se shkolla në Dajç u mbyll këtë vit për shkak të pakësimit të numrit të fëmijëve pas largimit nga Shqipëria të nxënësve dhe familjeve të tyre.

 

Ne pergjigje te tyre, Basha theksoi: “Do të bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin as nga Dajçi, as nga Shkodra dhe për këtë më duhet ndihma e të gjithëve. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqiperisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve”- tha Basha.

 

Nderkohe qe ne nje postim ne faqen e tij ne Facebook, ne nisje te ketij takimi kryedemokrati Basha beri kete shenim:

 

Në Dajç me nxënës dhe prindër në shkollën 9 vjecare “Shtjefën Maçi” e cila ka mbyllur dyert këtë vit për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone nga Shqipëria. Trishtimi dhe vështirësitë e këtyre fëmijëve që udhëtojnë me orë të tëra përditë për të shkuar në shkollë, duhet të marrin fund. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit, do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...