Basha rrit standartet/ Nga qeset me domate, në dreka luksoze dhe hotele me pesë yje

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, duket se ka ndryshuar “rol” në serialin e tij të telenovelës turke, ku luante rolin e një djalit të dhimshur, që dilte me gjyshen e blinte domate, që iu trokiste njerëzve në derë për të parë se çfarë kanë në frigorifer apo hante dreka me të varfërit.

 

Një ditë më parë, Lulzim Basha ndërsa vizitonte një familje me 11 anëtarë, “qante” për varfërinë e shqiptarëve, sot Luli na ka “surprizuar”. Në fakt tashmë nuk duket të jetë në rol, por ka nxjerrë fytyrën e tij të vërtetët.

 

Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku është shtruar në një drekë luksoze në një hotel me pesë yje, ku tavolina mund të paguhet me miliona lekë. Ndoshta do ta paguajnë qytetarët shkodranë ose dega e PD-së për ta mikpritur, por kjo është dyfytyrësia e Lulzim Bashës, që një herë na del në skenë sikur del e ha drekë me të varfërit dhe nga ana tjetër vete në hotele me pesë yje, ku shumë prej atyre që e shoqërojnë në drekë janë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe njerëz pas asnjë lidhje me PD-në.

 

Nga njëra anë bën sikur “i digjet barku”, për varfërinë e shqiptarëve, dhe nga ana tjetër shkon e vërsulet në dreka luksove në Shkodër, ku shishja e verës shkon deri në 200 euro. Ky është Lulzim Basha dhe fytyra e tij e vërtetë.

 

CNA.al/

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...