40 VITE MËSUES, NAIL RROJI: MËSIM EDHE MES PLUMBAVE

203

 

Ky është Nail Rroji, mësuesi që shërbeu për 40 vite me radhë. Sot 77 vjeç i dalë në pension, në këtë 7 mars festën e mësuesit, Nail Rroji kujton 40 vitet kur aid ha mësim duke përgatitur bashkë me kolegët e tij brezave të tërë nxënësish.

 

Pasi kreu Institutin Pedagogjik në Shkodër Nail Rroji u emërua mësues në Tropojën e largët atje ku gjatë gjithë vitit shkollor arsimtarët izoloheshin duke mos patur mundësi të vijnë në shtëpitë e tyre.

 

Pas katër viteve në Tropojë kur erdhi në shkollën e Kosmaçit sot pjesë e bashkisë Vau Dejës, mësuesi Nail Rroji por edhe kolegët e tjerë të tij për 7 vite me radhë kanë shkuar me biçikletë nga Shkodra deri në Kosmaç duke bërë rreth 12 kilometër e ndërsa 2 kilometra të tjerë janë detyruar t’i bëjnë në këmbë. Pavarësisht vështirësve mësues Naili nuk mungoi asnjëherë në shkollën e Kosmaçit.

 

Dy momente janë tejët të vështira të cilët mësuesit i përjetuan edhe më shumë se pjesa tjetër e shoqërisë për shkak se kishin përgjegjësinë e nxënësve. Mësues Naili kujton fillim vitet ’90 kur nga ekzaltimi i ndryshimit të regjimit njerëzit thyenin banka, dyer e dritare të shkollave. Një kaos i vërtetë është edhe viti ’97 kur Nail Rroji asokohe nëndrejtor i shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër shkonte për të dhënë mësim mes plumbave.

 

Një mësues është shumë i rëndësishëm për shoqërinë sepse përgatit të ardhmen e vendit.
Në fund mësues Naili ka një urim por edhe një mesazh për gjithë shoqërinë si një mësues me 40 vite karrierë.

Profesioni i mësuesit mbetet në çdo kohë aq sa i bukur edhe i vështirë, gjithnjë me përgjegjësi dhe kënaqësi të mëdha që dhurojnë brezat qoftë gjatë rritjes së tyre por aq më tepër kur misioni kryhet me sukses duke përgatitur qytetarë të denjë për të ardhmen e vendit. Mësues Nail Rroji është një nga ato.