A do ta shpërndajë Parlamentin në 15 mars? Meta i përgjigjet ashpër Ruçit dhe lëshon paralajmërimin e rëndë

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për të sqaruar opinionin publik në lidhje me letrën që i ka dërguar KE për Shqipërinë.

Meta u pyet nga gazetarët edhe se çfarë ka ndërmend të bëjë me paralajmërimin për shpërndarjen e Kuvendit, ndërkohë që duket se mazhoranca nuk po reagon ndaj dekretit që ai firmosi në 2 mars.

“Po dëgjoja pak më parë kryetarin Kuvendit lidhur me këtë çështje dhe kam vetëm një pyetje se pse duhet të krijohet kjo situatë krize kur presidenti ka kërkuar bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje. Atij dhe deputetëve i kam bërë një mesazh publik. Besoj se ai do të kërkoj hetime për çështjen e Ministrisë së Drejtësisë. Faktet e reja kërkojnë një analizë edhe nga Kuvendit për t’u pozicionuar në shtetin e së drejtës ose në anën e shtetit mafioz”, u shpreh Meta.

“Integriteti i gjykatës Kushtetuese është vijë e kuqe, e kuqe flakë, e patë uraganin kuqezi, faleminderit”, përfundoi Meta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...