U tha se është e lidhur me djalin e kryeministrit, moderatorja zbulon njëherë e mirë si është e vërteta

Mbrëmjen e djeshme në “Glamour Zone” ka qenë e ftuar moderatorja Xhesi Muçaj ku ka folur për projektet e saj dhe për thashethemet që kohëve të fundit kanë qarkulluar në media, për një lidhje të mundshme me djalin e kryeministrit.

Muajin e kaluar moderatorja postoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me Greg Ramën dhe të gjithë filluan të aludonin se mes tyre ka diçka. Mirëpo Xhesi e ka sqaruar njëherë e mirë se ajo dhe Gregu janë thjesht miq shumë të mirë. Xhesi u shpreh se së bashku me Gregun dhe disa shokë të tjerë single, dolën në 14 shkurt dhe festuan.

“Përsa i përket lidhjes tjetër të Gregut unë nuk kam asgjë për të thënë. Nuk kam informacion. Unë me Gregun jemi miq shumë të mirë. Personalisht nuk e njoh, por kemi shumë miq të përbashkët. Ne të gjithë në grupin tonë jemi single. Dhe kemi dalë në 14 shkurt për të festuar.

Ne bëmë një video me Gregun dhe e postuam. Për të mos u keqkuptuar i shkruajta “bestie”. Por nuk mora parasysh që ishte 14 shkurti. Ai është një njeri super super i mirë. Ai nuk do donte që unë të mos flisja për të. Ai është një njeri ekstrem i kulturuar”, u shpreh Xhesi.

Edhe vetë Gregu dy ditë më parë foli për këtë çështje duke u shprehur se i vjen keq që portalet abuzojnë me titujt, duke hedhur poshtë kështu të gjitha lajmet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...