SHKODËR, BASHA: SA MË PARË SHPORRJA E QEVERISË KRIMINALE

180

Nga Shkodra lideri i opozitës Lulzim basha tha se pas tubimit të 2 marsit do të nis shporrja e qeverisë dhe kupolës së krimit që bashkëpunon. Këtë deklaratë kryetari i PD Lulzim Basha e bëri para një takimi jo formal me strukturat e Partisë Demokratike në një drekë pune.

Kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime të tjera në Shkodër më përpara në njësi të ndryshme në kuadër të turit të tij “Po të Dëgjoj” që po e zhvillon në të gjithë Shqipërinë me qytetarë të ndryshëm duke dëgjuar problematikat që ata kanë.

Pas këtyre takimeve lideri i opozitës drekoi me kryesinë e PD Shkodër duke diskutuar edhe aty angazhimin që duhet të ketë gjithsecili për të qenë gati për çdo situatë të mundshme por edhe për të grumbulluar çdo të dhënë apo fakte kompromentuese për drejtuesit politik të PS, drejtorëve rajonal apo deputetëve socialist.

Gjithashtu kryetari Basha mësohet se ka folur edhe për situatën politike në rang kombëtar duke i bërë të ditur kryesisë së PD se opozita nuk do të tërhiqet nga asnjë prej kërkesave të saj dhe ajo që pritet janë zgjedhjet e parakohshme dhe largimi sa më parë i qeverisë të Edi Ramës por edhe zgjedhjet e parakohshme vendore.

Lexo edhe:   I madhi Fatos Nano mund t’i kthehet politikës? Nuk e keni idenë si duket tani ai