“Ne do ta bëjmë natën ditë”, Rama jep lajmin e mirë në orët e vona

Qeveria ka mbyllur tekstin e shkruar të projekt vendimit për rindërtimin e 3400 shtëpive të para në zonat e prekura nga tërmeti, me një fond limit prej 8.7 miliardë dollarësh. Rama shkruan se ky projekt vendim i hap rrugën nisjes së tenderit ndërkombëtarë që të niset me punën për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në mënyrë që në fund të 2020 familjarët të futen në shtëpinë e tyre të re.

 

Reagimi i Edi Ramës

“Sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8,7 miliarde lekë, që pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar që do të hapet në fillimjavën e ardhshme

 

Ne do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit e këtij viti familjet që familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...