“Ju jeni pa komplet pa lidhje, UFO”, Rama me gjuhë tallëse në Kuvend

173

Teksa foli për ligjin special “anti-KÇK” nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama hodhi akuza se ndaj opozitës, presidentit dhe të gjithë atyre që kanë shprehur kritikat e tyre në lidhje me miratimin e kësaj pakete masash.

Por kryeministri në një pjesë të fjalës së tij e humbi dhe qetësinë duke përdorur një gjuhë tallëse.

“Ju jeni një pjesë shumë e vogël e popullit, e kam me të gjithë ju nga ekrani, jeni komplet pa lidhje. Nuk e ndjeni këtë popull, nuk e ndjeni këtë vend, pasi nuk e dini çfarë do ky popull dhe çfarë do ky vend. Populli i di shumë mirë të ndajë mes atyre që bëjnë më të mirën për të mirën e tyre, duke bërë dhe gabime, dhe atyre që nuk kanë lidhje fare, janë pa lidhje, pa lidhje fare.

Ufo quhet në gjuhën angleze, ,unidentified flying object, kështu quhen të gjithë këta të këtij fronti të larmishëm, krijojnë probleme për valët e televizorit, bëjnë scramble në ekranet dixhitale. Çdo lidhje në vendin ku ulen e kanë lidhjen me problemin. Ufo-t e këtushme janë me helikë, ulen në studio dhe fillojnë rrotullohen helikat dhe kur fillojnë të rrotullohen përnjëherë aq sa përgjithësisht moderatorët janë pa flokë”, tha Rama.

Më parë gjatë fjalës së tij Rama tha se opozita, presidenti dhe deri te avokati i popullit janë bërë një koalicion që mbrojnë