“Si është të jetosh nën ‘hijen’ e Ramës?”/ Gregu bën ironi me të atin kryeministër: Hall më të madh mos paç…

209

Artisti Greg Rama, i biri i kryeministrit të vendit, ka folur për abc news sesi është që të bëjë art nën ‘hijen’ e të atit. 

Duke folur për ekspozitën e tij të fundit që mban emrin ‘Fije Bari’, Gregu ka treguar edhe për ndikimin që ka pasur Edi Rama në punën e tij si artist.

I pyetur nga gazetarja sesi është të jetosh nën ‘hijen’ e babait, që është artist dhe kryeministër i vendit, ai u përgjigj me shaka se ngushëllohet duke i thënë vetes ‘hall më të madh mos paç’.

Rama shtoi më tej me shaka se është rikthyer me ekspozitën, që do të qëndrojë e hapur në Galerinë Fab deri më 15 mars, sepse nuk do që ta harrojnë.