Rita Ora i zë faqet e mediave të famshme rozë nëpër botë padyshim për projektet e saj si këngëtare, por tashmë edhe si një fashioniste dhe VIP që ndiqet hap pas hapi nga paparacët.
Ndaj veshjet esaj komentohen gjerë e gjatë. E tillë ishte dhe ajo e fundit, e shkrepur në Paris, ku Rita shihet me një veshje me dy gjysma ngjyrash!
Vesa Luma reagoi menjëherë duke treguar se kjo nuk është dicka e re për ne. Një kombinim të tillë e ka bërë vite më parë dhe Aurela Gace. Në Festivalin e RTSH-së në 2001, Aurela këndonte “Jetoj”, me një veshje që synonte t`i përshtatej këngës.
Ajo vetë asokohe e quante një “lloj sajimi“ por sot është modë.
Aurela nuk e ka pasur përgjithësisht problem të eksperimentojë me veshjet!