Si do ndryshojë moti në vijim, sinoptikanët japin parashikimin për nesër

Kushte të paqëndrueshme meteorologjike me mot të vranët dhe reshje të dobëta shiu në veriperëndim kane perfshire vendin nga mengjesi i sotem.

Por moti i vranët do të vijojë deri në fund të ditës dhe deri në orët e pasdites i gjithë territori do të shoqërohet nga reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet kryesisht mesatar ndërsa në veriperëndim deri të lartë, raportojne sinoptikanet.

Reshjet me intensitet mesatar vijojnë deri në mesnatë në të gjithë vendin ndërsa me itensitet të lartë në jug dhe një pjesë të qëndrës. Sipas ekspertëve nga Sherbimi Meteorologjik Ushtarak, për shkak të erës së fortë jugore temperaturat sot në vlerat e mesditës arritën nga 17ºC në zonat malore deri dhe në 24ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Por si do të vijoj moti për ditën e nesërme, e merkure? Deri në orët e para të mëngjesit vijonë moti i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar. Më pas deri në fund të ditës moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu lokale dhe afatshkurtra në momentin e zhvillimit të vranësirave. Temperaturat në të dyja vlerat vlerat (minimale dhe maksimale) pritet të pësojnë rënie.

Ato minimale parashikohen nga 3ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato të ulta e bregdetare ndërsa ato në vlerat e mesditës parashikohen nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...