“Laj borxhet mi fasadë, mjer në dorë të kujt ka ngel moda”, ish-shoqja e ngushtë shpërthen ndaj Jonida Maliqit, s’lë gjë pa i thënë publikisht

Blogerja Alba Danaj ka shpërthyer keq ndaj këngëtares Jonida Maliqi e cila mbahet në showbizin shqiptar si një prej grave që ndjek modën dhe trendet e saj më të fundit.

Në një status në Instastory, Alba ka publikuar një deklaratë të Maliqit, e cila e ftuar në “Klanifornia” u shpreh se çantat super të vogla nuk i koncepton dot pasi aty nuk ke çfarë të fusësh.

Krahas saj, Danaj shkruan se Jonida si fillim duhet të shkojë të lajë boxhet që ka, dhe e quan këngëtaren ‘fasadë’.

Postimi i Albës

“Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën,”– shkruan Alba mbi foto.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img