Ja kush është shenja më me fat për muajin mars, Meri Shehu jep parashikimin e shumëpritur

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara:

Luani – Presupozohet që muaji Mars t’ju japë disa problematika për sa i përket anës ekonomike. Ata duhet të përcaktojnë një rrugë të qartë, por do jenë shumë të ndjeshëm dhe sentimentalë. Para tyre do shtrohen kërkesa shumë të forta nga të tjerët. Do jetë një periudhë e mirë stabilizimi në jetën personale, mund të martohen ose fokusohen në një biznes të sigurt. Për sa i përket shëndetit çlirohen nga disa sëmundje kronike, që mund t’i kenë stresuar këto dy vitet e fundit.

Gaforrja – Do çlirohet mbas datës 20 dhe marrëdhëniet do fillojnë të qetësohen. Por duhet të kenë parasysh se çështjet ekonomike ose marrëveshjet e fshehta do shkatojnë disa problematika. Do fillojnë ngatërresa në çëshjtet ekonomike, por edhe ato shpirtërore. Do kenë një ngarkesë të madhe emocionale dhe kushtëzime ekonomike. Në dashuri nuk ka problematike dhe do çlirohen nga marrëdhënia që i kanë bërë të vuajnë për disa vite.

Binjakët – Ky muaj do jetë përcaktues në fushën e ndjenjave dhe do kenë një variant të fuqishëm dhe do jenë të fokusuar në një person ose lidhje pas së cilës do lidhen shumë fort. Ky muaj është pozitiv nga pikëpamja ekonomike. Nga ana shëndetësore nuk ka asnjë lloj problematike.

Demi – Jeta e tyre do zbukurohet pas datës 10. Do vendosen përpara një përgjegjësie të madhe për sa i përket karrierës së tyre. Çështja ekonomike do përmirësohet pas datës 16 Mars. Nuk pa probleme me shëndetin përveç lodhjes. Do marrin shumë përgjegjësi nuk ju lejohet të sëmuren.

Shigjetari – Shpëtuan nga problemet e konsiderueshme psikologjike, do jenë më të relaksuar për sa iu përket qëllimeve të tyre. Duhet të luftojnë për çështjet ekonomike dhe nuk duhet të presin. Ky do jetë muaji i shpejtësisë dhe veprimit për çështjet e tyre ekonomike. Duhet të kenë kujdes për sa i përket shëndetit sepse do kenë shumë vrull në lëvizje pas datës 20.

Peshorja – Duhet të kenë kujdes dhe mos nxitohen me çështjet familjare sepse marrëdhëniet në shtëpi do jenë konfliktuale dhe të nxehta. Çështjet ekonomike vijnë të mira, sidomos nga trashëgimitë ose nga detyrimet që u kanë të tjerët nga e kaluara.

Ujori – Do futen në një moment serioz në marrëdhënieët e tyre me veten dhe të tjerët, do fillojnë planifikimin dhe ndërtimin e një baze të rëndësishme në jetën e tyre, e cila në fillim mund të jetë e vështirë. Dashurinë e kanë shumë të mirë deri në datën 16. Do bëjnë punë të mirë dhe çështja ekonomike do fillojë të marrë drejtim.

Virgjëresha – Nuk do kenë konflikte me planetët dhe do ju plotësohen një dëshirë dhe një variant i mirë në jetën personale, bashkëpunime pune të rëndësishme dhe takime me njerëz të rëndësishme. Do mereni shumë me punën dhe çështjet ekonomike. Do luftoni shumë që figura juaj të jetë e padiskutueshme dhe do merrni punë drejtuese. Mbas datës 16, marrëdhëniet do bëhen të qarta.

Akrepi – Do merren shumë me çështje familjare, me stabilitetin, do ndërtojnë një gjë serioze në jetën e tyre. Do keni variante të mira, udhëtime, marrëdhënie me jashtë. Një partnetitet i ëmbël do futet në jetën e tyre me dëshirën për ti ndihmuar ose për të bashkëpunuar mbi kontrata të mira ekonomike. Shëndeti është i mirë, por duhet të kenë kujdes me njerëzit e moshuar në jetën e tyre.

Dashi – Do çlirohen nga kompleksiteti dhe do kenë qëllime shumë të forta. Do ushtrojnë presion ndaj të tjerëve për të realizuar synimet e tyre. Ndihen të lodhur, por nuk paraqiten problematika në shëndet, vetëm stresi që mund t’ju vijë nga puna e përditshme. Dashuria është e mirë.

Peshqit – Deri në 4 Mars duhet të kenë kujdes në kontrata dhe marrëveshje. Do rregullojnë marrëdhëniet personale që diku i kanë humbur. Çështjet ekonomike vijnë shumë mirë dhe njohje të reja në jetën personale. Shëndeti shfaqet me pak problematika, se fillojnë dhe mbyllen psikologjikisht në vetvete, pas datës 20 1.

Bricjapi – Kanë gjithë vullnetin dhe energjinë për të vepruar deri në fund të Marsit. Do vijnë gjëra të mira, do çlirohen nga disa detyrime dhe probleme shëndetësore, sidomos pas datës 20. Paraqitet një periudhë më e ndritshme për sa i përket punës. Dashuria shumë e mirë pas datës 16 sepse do kenë dëshirën të merren me çështjet personale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...