E pyesin për ish-burrin, moderatorja shqiptare çohet dhe largohet nga emisioni

329

Moderatorja shumë e komentuar e showbizit, Dajana Shabani ishte e ftuar në emisionin “Kojshia show”, ku foli për karrierën dhe jetën personale. Kur moderatori Sadri Imeri e pyeti për ndarjen, fillimisht Dajana nuk donte të përgjigjej.

Moderatorja u ngrit duke falenderuar për ftesën dhe nisi të largohej.

“Kënaqësi, kalofshi mirë”, tha Dajana dhe më pas u kthye në studio duke qeshur.

“E lashë se më tradhëtoi”, tregoi ajo për ndarjen. “Nuk e kam thënë kurrë më parë, por më tradhëtoi dhe unë nuk i fal tradhëtitë. Nuk e fal fare. Më tha ty të mendova kur tradhëtova. Dhe i thashë sa të të tradhëtoj dhe unë duke të menduar ty, më mirë po të lë”, tregoi Dajana.

Lexo edhe:   Rudina përlotet në mes të emisionit, rrëfen historinë e trishtë me vajzën