Rrjeti u mbush me lajmin se Era ka ndërruar jetë, reagon Nora Istrefi

199

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale.

Ajo ka që nga 14 dhjetori pa publikuar diçka dhe fansat kanë përhapur lajmin e rremë se Era ka ndërruar jetë. Foto e saj e fundit është mbushur me komente të ndryshme si “U prehsh në paqe”, “Do të na mungosh”, e shumë të tjera.

Këto komente i kanë shokuar të gjithë dhe të shumtë janë ata që thonë se kjo duhet të marrë fund. Ndërsa së fundmi, “Lajmi.net” ka kontaktuar me Nora Istrefin e cila është shprehur se në këto lajme nuk ka asgjë të vërtetë dhe se motra e saj është shëndoshë e mirë.

Vetë Era nuk ka reaguar akoma për të sqaruar një herë e mirë situatë.