Paralajmëron se nesër do shpartallojë “grushtin e shtetit”, Voltana Ademi i përgjigjet Ilir Metës, zbulon vendimin që ka marrë

Voltana Ademi, kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës do të jetë ditën e nesërme në shesh, mes shumë demokratëve të tjerë që i janë bashkuar tubimit thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Ajo ka listuar një sërë arsyesh se përse qytetarët sipas saj duhet t’i bashkohen presidenti Meta.

“Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë,
Me përgjegjësi për të ardhmen,
Me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale.

Me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social,
Për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare.

Me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor.

Si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit,
Për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror.

Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,
Me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit”

Mbrojmë kushtetutën e republikës tonë,
Vendin tonë, Shqipërinë”, – shkruan Ademi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...