U ndje një zhurmë e fortë dhe toka u dridh, momenti kur meteori shpërthen në qiell

Një meteor ka kaluar ditën e sotme mbi qiellin kroat. Meteori shpërtheu pasi hyri në atmosferë, duke lënë gjurmë tymi pas. Siç shihet dhe në videon e bërë virale në rrjet, meteori “sulet” drejt Tokës me shpejtësi të madhe, por sapo hyn në atmosferë, ai digjet.

Videoja është filmuar në Istria të Kroacisë, paraditen e sotme, rreth orës 10:30. Mediat kroate raportojnë se në disa qytete është ndjerë një zhurmë e fortë dhe ka raportime se ky moment u shoqërua me dridhje të forta.

Fillimisht u mendua se ishte tërmet, por më pas u shpërndanë pamjet e kapura nga qytetarë të ndryshëm, që tregonin shpërthimin e meteorit.

Madje edhe EMSC njoftoi në aplikacionin e saj se në Kroaci mund të ketë pasur lëkundje tërmeti. Instituti Sizmologjik në Kroaci sqaroi se nuk ishte një tërmet, por tronditja e lehtë ndodhi për shkak të futjes në atmosferë të një meteori. Deri më tani nuk ka raportimet për dëmtime apo persona të lënduar.

Video:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...