Nuk janë ndarë kurrë: Stresi jep provën që vazhdon të jetë i shoqi i Keisit

231

Keisi dhe Stresi vazhdojnë të mbeten dy ndër personazhet më të komentuar të Showbizit. Para pak ditësh në media u përfol se dyshja janë drejt martesës, por e dini si qëndron e vërteta? Dyshja nuk janë ndarë kurrë, ata vazhdojnë të jenë burrë dhe grua në dokumente dhe këtë e ka provuar së fundmi vetë reperi.

- PUBLICITET -

Stresi ka publikuar në Instastory çertifikatën e martesës me Keisit, ku shihen emrat e tyre dhe firmat e kurorëzimit. “Sa për informacion goca, jam i martuar”, ka shkruar reperi krahas storyt të tij, të cilin e ka fshirë më pas.

Me postimin e tij Stresi ua ka bërë të qatë të gjithëve që është i zënë dhe në jetën e tij nuk ka vend për femra tjera. Kujtojmë se dhe Keisi para pak ditësh në sherrin me Roza Latin, deklaroi publikisht se nuk është thjesht e dashura e Stresit- por bashkëshortja e tij!

Lexo edhe:   Vëlla e motër, jetojnë pa prind në kushte të rënda ekonomike