Laert Vasili e pranon se është ne nje lidhje prej 5 vitesh por ju nuk keni per ta besuar se cila është ajo

211

Më mirë te jesh beqar apo i lidhur, ka qenë pikërisht kjo tema që u diskutua këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun.

 

Një ndër të ftuarit ne emisionin e njohur tashme ishte edhe aktori Laert Vasili, qe ka shkaktuar hilaritet në studio.

 

E pyetur nga moderatorja Jonida Shehun për statusin e tij aktual, ai ka treguar se është ka gati 5 vite i lidhur dhe ajo quhet Blanche, por më pas ka treguar se e kishte fjalën për qenushen e tij.

 

“Jam i lidhur me Blanche. Në shqip Bardha. Është një vajzë që është rritur në Paris por unë jam shume i lidhur me të dhe ne kemi më tepër se 4 vjet, gati 5 që flemë bashkë çdo natë.

 

Ajo i mbeshtet cdo nate putrat e saj tek shpatulla ime dhe ashtu na ze gjumi. Blanche është një super krijesë që sa herë unë hy në shtëpi, më sheh në sy”, ka thene Laert Vasili në studio, ku më pas shpërthyen të qeshurat, por edhe diskutime të mëdha.