Zbulohet dokumenti/ Testamenti pasuror i Enver Hoxhës, si ja mbajti të fshehur Nexhmija

Publikohen disa dokumenta të rralla arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë të cilat prej vitesh janë mbajtur “Tepër sekret”,

ku bëhet fjalë për një korrespodencë në mes ambasadës shqiptare në Romë, Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë dhe kabinetit të Enver Hoxhës, lidhur me një testament pasuror që një shtetas italian, i quajtur, Romano Gobbo, nga San Darligo, Triste, kishte vendosur që t’ia linte Enver Hoxhës?!

Çfarë thuhet në ato dokumente arkivore që redaksia e Memorie.al po i publikon për herë të parë duke filluar nga numri i sotëm dhe si shpjegohet fakti që; ato dokumente zyrtare me një rëndësi aq të madhe që i adresohen Enver Hoxhës, nuk janë të cikluara nga ana e tij ashtu siç ndodhte me të gjitha dokumentet e tjerë edhe nga më të rëndomtat?!

“Bashkangjitur ju dërgojmë letrën origjinale të qytetarit Italian, Romano Gobbo, drejtuar ambasadës sonë në Romë, me anë të së cilës ai njofton se ka përgatitur një testament të vetin në adresë të shokut Enver Hoxha”! Kështu thuhet në mes të tjerash në një prej dokumenteve arkivore me siglën “tepër sekret” që mban datën 30 nëntor të vitit 1981, të cilat Memorie.al i publikon për herë të parë, duke tentuar të hedhë dritë dhe të ndriçojë një nga historitë më të errta të familjes së ish-dikatorit komunist, Enver Hoxha, që ka të bëjë me një testament pasuror që i ka ardhur atij nga një shtetas italian, me emrin Romano Gobbo!

Nisur nga fakti se, për pasurinë e familjes Hoxha është përfolur shumë nën zë, që nga fundi i viteve ’80-të, dhe hapur e publikisht në shtyp, pas rrëzimit të regjimit komunist në vitin 1991, publikimi i këtyre dokumenteve tenton që të zbardhë sadopak një nga anët më të errta të familjes së diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha, e cili për afro gjysëm shekulli qeverisi me dorë të hekurt vëndin e vogël ballkanik, duke e lënë atë një nga më të prapambeturit e më të pazhvilluarit e gjithë kontinentit europian.

Nisur nga kjo, në këtë shkrim po publikojmë dy dokumenet arkivore me faksimilet përkatëse, ku i pari që mban datën 20 nëntor 1981, është një shkresë zyrtare e ambasadës shqiptare në Romë, e firmosur nga ambasadori, Piro Bita, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, ku i bëhet me dije se një shtetas Italian, i quajtur, Romano Gobbo nga San Darligo, Trieste, ushqente një dashuri të madhe për “veprën e shokut Enver”, në shenjë respekti shprehte dëshirën që të linte me testament pasurinë e tij, “në favorin tonë”! Në fund të kësaj shkrese zyrtare, ambasada shqiptare e Romës, i bënte me dije Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, se letrën ata po e dërgonin për t’i vënë në dijeni, pasi personin në fjalë nuk e njihnin, por do t’i dërgonin fotografi dhe disa material të shokut Enver.

Dhjetë ditë pas kësaj letre, më datën 30 nëntor 1981, ministri i Punëve të Jashtëme, Reiz Malile, i dërgon një shkresë zyrtare, sekretarit personal të Enver Hoxhës, Haxhi Kroit, ku e informon për letrën që i ka ardhur digasterit që ai drejtonte, lidhur me një shtetas Italian të quajtur, Romano Gobbo, i cili “kishte përgatitur një testament pasuror në adresë të shokut Enver Hoxha”! Dhe në fund të kësaj shkrese zyrtare, ministri Reiz Malile, theksonte se ambasada shqiptare në Romë i bënte me dije se nuk e njihte personin në fjalë! Letra e ambasadës shqiptare në Romë, për Ministrinë e Punëve të Jashtë në Tiranë, lidhur me shtetasin Italian, Romano Gobbo, që donte t’i linte pasurinë Enver Hoxhës

AMBASCIATA DELLA REPUBBLICA POPOLARE D’ALBANIA Roma 16.11.1981

IN ITALIA VIA ASMARA.9

TEL 83.80.725

Nr. 301

MINISTRISE SE PUNEVE TE JASHTEME TIRANE

Bashkangjitur ju dërgojmë letrën që i drejton përfaqësisë sonë i quajturi GOBO Romano me banim në San Darligo, Triste, nga e cila del se personi në fjalë është simpatizant i RPSSH dhe që ushqen dashuri të madhe për veprën e shokut ENVER. Në shenjë të këtij respekti i shpreh dëshirën që të lërë me testament pasurinë e tij në favorin tonë. Letrën e tij po ua dërgojmë për t’u vënë në dijeni. Ne nuk e njohim personin. Do t’i dërgojmë një fotografi dhe material të shokut ENVER.

AMBASADORI (PIRO BITA)

…………………………………………………………………………………………………………………………………

Letra e ministrit, Reiz Malile, drejtuar Haxhi Kroit, lidhur me testamentin pasuror që shtetasi italian, Romano Gobbo, ia linte Enver Hoxhës

Shoku Haxhi Kroi, Bashkangjitur ju dërgojmë letrën origjinale të qytetarit Italian, Romano Gobbo, drejtuar ambasadës sonë në Romë, me anë të së cilës ai njofton se ka përgatitur një testament të vetin në adresë të shokut Enver Hoxha. Ambasada jonë na njofton se ky person nuk njihet prej saj.

Tiranë, më 30 nëntor 1981 Reis Malile

(Marrë nga Memorie.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...