SHKODËR, TREGTARËT E RUSIT REAGOJNË PËR KUSHTET E TREGUT

197

Kushtet në tregun e Rusit në qytetin e Shkodrës janë tepër të vështira si për qytetarët ashtu edhe për tregtarët .

Siç shikohet edhe nga pamjet situata bëhet edhe më e vështirë në ditët me reshje shiu . Tregatarët kanë improvizuar tenda me mjete të ndryshme për tu mbrojtur nga shiu.

Ndërkohë edhe qytetarët shprehin shqetësimin e tyre për kushtet e tregut.

Tregtaret shprehen se pavarsisht kërkesave për të ndërhyrë asgjë nuk është bërë . Tregu i Rusit është një nga tregjet më të medha të qytetit të Shkodrës që herë pas here kanë reaguar për kushtet në të cilat tregtojnë.