Alketa Vejsiu ikën me pushime dhe nxjerr gishtat e këmbës në borë (FOTO)

239

Moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu edhe në këto ditë ku e gjithë bota është përfshirë nga virusi vdekjeprurës kinez, ka guxuar dhe ka udhëtuar jashtë Shqipërisë.

Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar një foto që me siguri çdo kush do të donte të ishte në atë vend fantastik. Për Alketën mëngjesi ka nisur me pamjen nga krevati dhe diellin që ka ndriçuar mbi malet me borë. Por ajo që bie në sy janë edhe gishtat e këmbës që moderatorja ka nxjerrë në foto, ndërkohë që jashtë bora ka zbardhur gjithçka.

Por krahas kësaj fotoje moderatorja nuk ka shkruar asnjë koment.

Nuk dihet se në ç’vend ka udhëtuar Alketa, por nga fotot dhe postimet që ajo ka bërë në rrjetet sociale tregon që mund të ketë udhëtuar drejt Italisë, pasi në çdo post të saj ajo shkruan e flet italisht.