Rezarta Shkurta bën dedikimin e ndjerë për Nexhmije Hoxhën

Ditën e sotme u nda nga jeta Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e liderit komunist Enver Hoxha. Së fundmi, Rezarta Shkurta, që siç dihet është e martuar me nipin e ish-diktatorit, me Ermal Hoxhën, ka bërë një dedikim të ndjerë për Nexhmijen. Ajo ka publikuar një status në profilin e saj të Instagramit ku shprehet se ka pasur fatin të njohë një zonjë “Histori”.

 

Në statusin e saj Rezarta ka përmendur dhe momente të ndryshme pranë të ndjerës, si për shembull kur e fotografonte. “Pata fatin te njoh nje zonje “Histori”! Nje gjyshe e stergjyshe te dashur. Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj.

Nje grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija.

Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj.

Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj. Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori. Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit

“ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote.

Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj. E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike. U prefsh ne paqe Nena Mija!”, shkruan Rezarta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...