HYRJELAJMESOCIALEHISTORIA, “JAM INVALID POR PAGUAJ BILETËN E AUTOBUSIT”

HISTORIA, “JAM INVALID POR PAGUAJ BILETËN E AUTOBUSIT”

Në qytetin e Shkodrës, invalidëve vazhdon t’I mohohet e drejta për transport falas. Dedë Gjergji është 79-vjeçari, I cili jeton në lagjen “Fermentim” si shumë të tjerë, pagesën e biletës së autobusit e ka detyrim ta paguajë. Sipas tij, kjo shkelje e të drejtave duhet të marrë zgjidhje.

Pritja e gjatë në stacionet e autobusit është një tjetër sfidë për të Dedën. Ai tregon se si shkak I vonesave të autobusëve ai ka humbur edhe orarin e vizitave te mjeku.

Përdorimi I taksisë është I papërballueshëm për 79-vjeçarin, I cili jeton me 150 mijë lek pension.

Ky nuk është rasti I parë I bërë public mbi transportin falas të personave invalid në qytetin e Shkodrës. Shoqata të shumta në mbrotje të të drejtave të invalidëve kanë kërkuar që institucionet përgjegjëse t’I japin zgjidhje këtij problemi por deri tani nuk ëshët marrë asnjë masë.

TE TJERA

spot_img