‘Samanta, je beqare?’ Dikush në ‘Piter Pan’ po kërkon një nuse për dajën

As Samanta Karavella nuk u shpëtoi dot pyetjeve provokuese të fëmijëve mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan”.

Këngëtarja iu përgjigj me sinqeritet pyetjeve të gazetarëve të vegjël, të cilët nuk i kursyen as pyetjet pikante, një prej të cilave e vuri pak në siklet Samantën, edhe pse shkaktoi të qeshura në publik.

Herla e pyeti këngëtaren nëse është beqare, pasi edhe daja i saj është beqar. Madje, vogëlushja u tregua e gatshme edhe t’i jepte Samantës numrin e telefonit të dajës. Kaq u desh që publiku të shpërthente në të qeshura, ndërsa Samanta të pyeste me kujdes për dajën “e interesuar”.

“Po hë njëherë, t’i marrim këto informacionet e para. Çfarë pune bën daja? Sa vjeç është? Është tamam për mua?”

“Nuk e di…. Nuk e di sa është, por është pak i madh, jo i vogël” – tha me keqardhje vogëlushja që nuk mundi t’i jepte informacion të plotë Samantës, edhe pse këngëtarja tha se do fliste pasi të mbaronte programi.

“S’ka problem i madh të jetë, por jo i vogël”

Pyetjes së Alketës nëse është simpatik daja, Herla iu përgjigj menjëherë me “Po, poo”.

Epo, në rregull atëherë, çfarë tjetër mund të kërkojë këngëtarja?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...