Pas 8 vitesh martesë, këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

183

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi pak ditë më parë konfirmoi lajmet që prej kohësh qarkullonin në media sipas të cilave ajo ishte në pritje të ëmbël.

 

Yllka postoi një foto me bashkëshortin, ku tregonte edhe barkun e rrumbullakosur. Së fundmi bebja ka ardhur në jetë dhe këtë e kanë zbuluar prindërit këngëtares të cilët kanë treguar për RTV21 se vajza e tyre është bërë nënë.

 

Prindërit kanë treguar se Yllka ka sjellë në jetë një vajzë dhe e ka pagëzuar me emrin Luiza. Yllka Kuqi është e martuar prej 8 vitesh me muzikantin Astrit Pallaska.