Ja kush është këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

171

Vetëm pak ditë më parë në mediat rozë u konfirmua lajmi për shtatzëninë e saj, ndërsa sot ka ardhur lajmi tjetër surprizë: Yllka Kuqi, këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e kanë konfirmuar gjyshërit e vogëlushes Luiza, të cilën prindërit e kanë pagëzuar me emrin Luiza. Pikërisht, Zëqe dhe Arbënesha Kuqi, prindërit e këngëtares gjatë një interviste të dhënë pak minuta më parë për RTV21 pohuan se ishin shumë të lumtur për ardhjen në jetë të mbesës së tyre, Luiza.

Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë!

Kujtojmë që vogëlushja është fryt i dashurisë së gjatë mes Yllkës dhe Astrit Pallaskës, ndërsa çifti është martuar në vitin 2011-të në një ceremoni të madhe me shumë të ftuar VIP, të afërm e dashamirës të tyre.

Ne i urojmë jetë të gjatë Luizës së vogël!