Elvana Gjatës i ndodh incidenti i papritur gjatë koncertit, fansi e…

210

Këngëtarja Elcana Gjata ka pasur mbrëmjen e djeshme një koncert në Bruksel ku është mirëpritur nga fansat e saj të shumtë.

Mirëpo, gjatë perfomancës në skenë, këngëtares i ka ndodhur një incident.

Teksa i jepte dorën fansave të saj, dikush nga publiku ia kapi dorën këngëtares duke e tërhequr fort.

Elvana desh u rrëzua mes turmës, megjithatë arriti ta lironte dorën e saj në kohë teksa vazhdoi sërish me performancën.

Vetë këngëtarja e ka ndarë videon në InstaStory, duke treguar se e ka kaluar duke qeshur këtë situatë.

“Iku dora.” – shkruan ajo me humor krahas postimit.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarëve u ndodhin incidente të tilla në koncerte me fansat e tyre, pasi këta të fundit nuk munden ndonjëherë të përmbajnë ekzaltimin, siç ndodhi mbrëmë me Elvanën.