Ndodh në koncertin e Noizy, fansi hyp me forcë në skenë

199

Në një nga koncertet që reperi shqiptar Noizy ka bërë së fundmi, ka ndodhur një incident.Teksa ai ishte duke kënduar në skenë është ngjitur një fans i tij për të bërë foto dhe kjo ka bërë që sigurimi të ndërhyjë menjëherë.

 

Fansi është tërhequr me zor nga truprojat, ndërsa Noizy i ka habitur të gjithë me veprimin e tij.Reperi ka lënë skenën dhe ka vrapuar pas fansit për të bërë foton, por sërish forcat e sigurisë nuk e kanë lejuar.