Keni bërë plane për fundjavën? Zonat ku sot do të ketë reshje dëbore (PARASHIKIMI)

167

Ditën e sotme do të jenë prezente reshjet e dëborës në verilindje dhe juglindje të vendit. Ndërsa temperaturat do të luhaten nga -3°C në 15°C.

 

“Ditën e shtunë reshjet e borës me intensitet të ulët do të jenë prezente përgjatë relieveve malore në Verilindje dhe Juglindje, gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.”, njofton Shërbimi Metorologjik Ushtarak.

 

Era do fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.