Kujtim Gjuzi: Do votoj pro shkarkimit të Metës, por më parë ai duhet…

Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi deklaroi në studion e emisionit “Repolitix” në “Report Tv” se do të votojë pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, duke argumentuar se pret që ai të rikthehet në krye të LSI-së, partisë që krijoi vetë.

“Vota ime është shkarkimi i Ilir Metës nëse ai nuk jep dorëheqjen. Dorëheqja e tij jep mundësi që ai të drejtojë vetë atë parti që e ka krijuar vetë”, tha Gjuzi.

Gjuzi tha se “Meta nuk ka asnjë shans që të shpërndajë Parlamentin”.

Më tej, ai deklaroi se Presidenti Meta duhet të japë llogari për vjedhjen e thesarit të Krrabës, duke e akuzuar atë se, “është i mbuluar në flori”.

“Ky është flori komplet. Ai duhet të japë llogari për thesarin e Krrabës. Duhet të shikojë punën e vet atje në presidencë. Rama këtu e ka atë frikën. Unë jam nga kundërshtarët e hershëm të Ramës. Opozita ishte në parlament. 5 milionë shqiptarë kanë sytë aty. Rama është inteligjent. Njeh disa gjuhë të huaja. Lulzim Basha ka ikur. Me këtë Lulzim Bashën ai ndërron letra qeverie. U mor një ditë me Rudina Hajdarin. Nuk mund të sulmojë një mashkull një zonjë. Sulmoi ca herë nënkryetarin e parlamentit. Por unë prapë nuk e lë pa e sulmuar”, tha deputeti Gjuzi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...