‘I dashuroj sytë e djallëzuar’, Roberti ‘flirton’ me Marizën

166

Në emisionin “Soiree” mbrëmjen e djeshme ishin mbledhur disa nga këngëtarët më njohur shqiptarë, mes tyre Robert Berisha dhe Mariza Ikonomi. Gjatë emisionit Jonida Shehu i kërkoi artistëve të këndonin sa më shkurt këngën e tyre të preferuar. Roberti zgjodhi një serenatë dashurie që flet për sytë e djallëzuar të një femre.

- PUBLICITET -

 

Këngëtari u shpreh se dashurohet nga sytë e djallëzuar dhe Jonida e ngacmoi me humor duke thënë se Mariza i ka sytë e tillë.

 

“Unë kot e kot nuk po i këndoj Marizës”, tha Roberti duke qeshur. Ndërkohë Mariza nuk preferoi ta vazhdojë më gjatë batutën dhe e kaloi me një të qeshur.

- PUBLICITET -