“Faleminderit e dashur armike”/ Rama batuta me Majlinda Bregun

Edi Ramën dhe Majlinda Bregun dy kundërshtarë në jetën politike prej një viti i bashkon e sotmja.

Bregu drejton Këshillin Rajonal për Bashkëpunim, që e ka shndërruar rolin e ish-deputetes së PD-së në një profil krejt tjetër, larg politikës së brendshme. Ajo është parë shpesh në aktivitet të përbashkëta me kryeministrat e rajonit për shkak të postit që mban, por për herë të parë të dy personalitetet kanë shkëmbyer batuta.

Edi Rama sot në aktivitetin organizuar nga RCC dhe Forumi Botëror Ekonomik për Inovacionin në Tiranë, ka mbajtur një fjalim, ku i është drejtuar zonjës Bregu me fjalët në anglisht:

“Thank you my dear enemy, (faleminderit e dashur armike). Kemi bërë shumë beteja në të shkuarën si kundërshtarë, por ja ku jemi sot si një shembull që po shohim para për vendin”. Pas largimit të Ramës, mësohet se organizatorët në aktivitet kanë provokuar Bregun duke i thënë asaj të ulet në karrigen e lënë bosh nga kryeministri Rama.

Përgjigjja e Bregut ka qenë një batutë që i adresohet ish-kryetarit të saj Lulzim Basha, që edhe e përjashtoi nga listat, automatikisht duke e lënë jashtë gardhit të partisë së saj, PD-së.

“Dakord, mundem ta bëj, por nuk më pëlqen e se kam zakon të marr karrigen e të tjerëve edhe kur ajo është bosh. Mua më pëlqen të luftoj vetë për karrigen”, ka thënë Bregu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...