“Nuk jam Roberti i Norës”, këngëtari i revoltuar i kthehet Jonida Shehut: Që ta dinë të gjithë…Roberti është i…

275

Mbrëmja e djeshme në “Soiree”, ishte një natë dedikuar këngës, ku të ftuar ishin këngëtarë të muzikës së lehtë dhe ato të muzikës popullore. Një ndër personazhet që spikati dhe zgjon interes tek publiku , ishte Robert Berisha.

 

Në një bisedë me moderatoren e emisionit, Jonida Shehun, Robert Berisha ka rrëfyer disi i revoltuar se nuk i pëlqen aspak fakti që shumë njerëz e njohin apo e konsiderojnë si Robertin e Norës.

 

Për këtë arsye ai ka dashur të japë një sqarim të vogël, duke treguar se ai është Roberti, djali i Tomorr Berishës.

 

“Unë jam pianist i diplomuar në Akademi të Muzikës. Djali i Tomorr Berishës, kompozitor. Axha im është Bajram Berisha, producent i dirigjimit në Berlin të Gjermanisë. Që ta dinë të gjithë ata se thonë Roberti i Norës, jo. Roberti është i Tomorr Berishës”, është shprehur Robert Berisha.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë. Ishte këngëtari Berisha ai që nëpërmjet një deklarate në rrjete sociale ka rrëfyer se me Nora Istrefin do të mbeten miq të mirë, por martesa e tyre ka marrë fund. Robert Berisha publikisht deklaroi:

 

Nora të kam borxh jetën… Që prej asaj kohe është aluduar për rikthime të mundshme të çiftit, por të dy kanë treguar qartazi, që ata thjesht ruajnë një miqësi dhe komunikim të mirë, për hir të vajzës së tyre Renee.