Një tjetër shtet heq vizat me Shqipërinë, zbardhet vendimi

271

Shqiptarët do të kenë tashme mundësi të ikin pa qenë nevoja që të pajisen me viza në një tjetër shtet

Mësohet se janë hequr vizat mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Vendimi u mor ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë shqiptare. Në vendimin e qeverisë thuhet se ai do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Vendimi

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.