Publikohet super hiti ‘Kujtimet’ nga këngëtarja Albora dhe Stresi

Ashtu siç kishte njoftuar edhe më herët, këngëtarja e njohur Albora, ka sjellë këngën e saj më të re, dy ditë pas Shën Valentinit.

“Kujtimet”, është kënga që vjen si bashkëpunim me reperin e njohur “Stresi”. Për muzikën është kujdesur këngëtari dhe producenti i njohur Irkenc Hyka, ndërsa për tekstin reperi “Stresi” dhe këngëtari Petro Xhori.

Këngëtarja simpatrike i ka menduar me detaje gjërat, ndërsa brenda 3 ditësh nga data e lançimit, videoklipi ka marrë një shikueshmëri të lartë, ndërsa po ashtu shumë komente pozitive nga fansat e
të dy këngëtarëve.

Këngëtarja Albora ka premtuar për fansat e saj se nuk do të ndalet, duke sjellë të tjera projekte që do të jenë hite. Albora është një këngëtare që identifikohet në stilin muzikës
pop dance hall.

Këngëtarja bukuroshe Albora ka në projektet e saj shumë këngë, të cilat disa prej tyre do të jenë bashkëpunime me emra të njohur te muzikës në Shqipëri dhe Kosovë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...