Moderatori shqiptar tregon se dashuron nje brune, por akoma nuk dua martese apo femije

195

Shumë vite më parë, kur Isli Islami ishte ende shumë i ri, kishte fiksim biondet. Madje aq shumë sa nuk dinte të bënte kompromise. Gjatë rritjes, si shumë shije të tjera, i ndryshuan edhe ato për flokët e vajzave. Tani i pëlqejnë edhe brunet. Në fakt, me një të tillë është dashuruar…

Për momentin kaq tha.

Moderatori i njohur i Wake Up-it, Isli Islami, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, në Tv Klan, për të ndarë me publikun detaje nga jeta e tij profesionale, pasionet për violonçelin, muzikën, por edhe për të rrëfyer më shumë për jetën private – të cilën thuajse nuk e prek kurrë, megjithëse është çdo ditë në ekran.

Fakti që çdo mëngjes është në ekran së bashku me kolegen e tij, Ori Nebiaj, Islit i duket si një lloj konsumi. Madje për këtë arsye është edhe më i rezervuar për veten nëpër ekran apo intervista, në të cilat i kërkohet të flasë më shumë për veten. Megjithatë, nga “Rudina”, Isli nuk u kursye kur moderatorja e ngacmoi edhe për jetën private.

Pasi Rudina e pyeti për jetën private, për të zgjedhurën që ka në krah, Isli tha se ajo nuk i përket botës së televizionit dhe as “listës” me kritere që ai, si të gjithë të rinjtë, mund të ketë pasur dikur.

“Ne përzgjedhjen e njerëzve që mbajmë rreth vetes (veç familjarëve që nuk i zgjedhim), e kemi bërë në bazë të karakterit që kanë, shpirtit. Prandaj çdo lloj perceptimi nuk është kurrë siç e mendon”,- tha Isli duke folur ashtu në përgjithësi, duke iu referuar edhe dëshirës së tij për biondet.

“Biondet i kam pasur shumë qejf. Kur isha i vogël, isha i fiksuar pas biondeve, gjithmonë pas biondeve. Dhe nuk bëja kompromise. Por ndryshova mendim gjatë rrugës…” – tha Isli duke konfirmuar se partnerja e tij është brune.

Pyetjes tjetër nëse është ajo dashuria e jetës dhe a ka menduar Isli për të ardhmen, Isli iu përgjigj se beson shumë te martesa, por është ende herët.

“Jam pro martesës, jam partizan i saj, më pëlqen martesa shumë dhe e vlerësoj si institucion. Them se do të vdes i martuar. Por kam një koncept për martesën dhe nëse do vendos që të martohem, do përpiqem të jem në lartësinë e duhur, që të jem një bashkëshort i denjë. Kjo e bën martesën një institucion të suksesshëm, mendoj….”

Po kur mund të martohet Isli?

“Nuk jam gati për martesë, as për fëmijë, mendoj se jam akoma i ri…”