“Ky shans nuk duhet humbur”, Rudina Hajdari jep lajmin e mirë: Tani, topi në fushën tonë

427

Deputetja Rudina Hajdari ka qenë e ftuar në Paris, krahas deputetëve dhe politikanëve të tjerë nga rajoni. Rudina Hajdari është takuar edhe me ish-kryeminsitrin grek, Alexis Tsipras.

- PUBLICITET -

Në mesazhin e saj, Rudina Hajdari, ndryshe nga qëndrimi i PD-së dhe i saj një vit më parë, pas kësaj vizite në Paris, jep shpresë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë.

Hajdari shkruan:

“Vizita në Francë këtë herë, ndryshe nga viti kaluar, më dha një shpresë për të ardhmen e Shqipërisë. Solidariteti i treguar për Shqipërinë gjatë Konferencës së Donatorëve, tregon se ne nuk jemi vetëm por pjesë e familjes Evropiane. Prandaj jam shpresëplotë se mobilizimi i vendeve anëtare për të ndihmuar popullin shqiptar në kohë të vështira,

tregon se jemi shumë afër rrugës së shumë pritur që edhe ne të jemi pjesë e familjes Evropiane. Por topi tani është tek ne, dhe duhet të tregojmë përgjegjësi ndaj reformave dhe transparencë të plotë. Ky shans nuk duhet humbur për të mirën e Shqipërisë Evropiane.”

- PUBLICITET -