“Para njerëzve nuk ka puçi puçi”/ Silva Gunbardhi tregon për darkën e parë me familjen e bashkëshortit

260

Këngëtarja e muzikës popullore jugore Silva Gunbardhi dhe reperi Dafi Derti janë një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar.

 

Prej vitesh janë të martuar dhe kanë një djalë. E ftuar në emisionin E Diell, Silva ka treguar më shumë detaje rreth jetës private si dhe ka treguar darkën e parë me famijen e Dafit, një familje dibrane me tradita dhe zakone.

 

Teksa Dafi i ka kërkuar të mos e përqafojë dhe puthë, situata ka shkuar krejt ndryshe.

 

“Kur shkuam për herë të parë në shtëpinë e Dafit, Dafi më tha kshu “zemër dëgjo, më dëgjo me vëmendje, përpara njerëzve nuk do ma kthesh fjalën se unë jam burri, ti mos e hap gojën flas unë në vendin tënd. Ti je gruaja nuk duhet të flasësh të më kundershtosh, pastaj i sqarojmë muhabetet ne, më vonë.

 

Por gjëja më e lezetshme ka qenë darka e parë fare dhe kishte ardhur gjyshja aty dhe këshilla e dytë që më dha Dafi ishte’ zemrë tani nuk ka puçi puçi para njerëzve. Ok se s’e kam problem puci puci, ngela unë duke të puth ty para nejrëzve. Në një moment ngrehet Dafi, harron, dhe më turret mua, më puth, më përqafon.

 

Gjyshja : Oj nuseee e shkreta, ça je tu booo! Më foli mua që të dëgjonte Dafi. Mua nuk më ngeli hatri aspak. Unë gjyshen e Dafit e dua jashtëzakonisht shumë, e respektoj shumë,”- është shprehur Silva Gunbardhi.