Njerëzit shkojnë për të parë ‘I love Tropoja’ por ja ç’i punojnë Ermali dhe Arjola

233

Pasi bëri namin në “Pallatin e Kongreseve” ku e panë mbi 60.000 veta, filmi “I love Tropoja” tani mund të ndiqet në të gjitha kinematë e Tiranës, Prishtinës e Prizrenit.

 

Së fundmi Ermali i ka bërë një të papritur spektatorëve që kanë hyrë në kinema për të parë filmin. Producenti dhe regjisori ka publikuar një video komike nga momenti kur ai dhe Arjola i marrin kokoshkat vajzave e djemve që kalojnë pranë tyre teksa ndajnë edhe batuta me njëri-tjetrin.

 

Ndërkohë “I love Tropoja” po transmetohet edhe në kinematë e Gjermanisë dhe Zvicrës ndërsa shumë shpejt do të mbahet premiera në Greqi, në muajin mars në Angli, Austri, Itali e me rradhë.

“I love Tropoja” vjen me regji të Ermal Mamaqit, skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit dhe Besnik Mustafait.

 

Filmi tregon historinë e një djali me ambicie të mëdha për jetën që shpreson të vendoset në pozicionin e drejtorit në kompaninë ku punon. Por e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar, në Tropojë.